Miliarderi dhe njëkohësisht bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates tha në një intervistë të botuar të dielën për “The Sunday Times” se nuk pendohet që tha “po” me Melindën në janar të 1994-ës.
“Çdo martesë, kur fëmijët largohen nga shtëpia kalon një tranzicion. I imi fatkeqësisht kaloi këtë tranzicion të quajtur divorc. Por nga këndvështrimi im ishte një martesë e shkëlqyer. Nuk do ta kisha ndryshuar. Unë nuk do të zgjidhja të martohesha me asnjë tjetër..”, tha ai për “The Sunday Times”.
Pavarësisht statusit të tij aktual si beqar, Bill zbuloi se nuk ka synimin të ecë në altar për herë të dytë.
“Unë do të martohesha përsëri me Melindën. Për sa i përket të ardhmes sime, nuk kam asnjë plan, por martesën e rekomandoj shumë”, shtoi ai.
Bill Gates ka treguar gjithashtu se ende është shumë i pikëlluar. Ai tha se nuk kishin të nënshkruar një kontratë paramartesore, por ndanë miqësisht pasurinë e tyre të madhe, megjithëse Melinda mbajti edhe qenin e familjes./revistawho.com