Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Biseda rreth seksit- 5 biseda që do t’ju ndryshojnë jetën!

06/02/2023
in Jetë, Lajme
Reading Time: 6 mins read
A A
Biseda rreth seksit- 5 biseda që do t’ju ndryshojnë jetën!

Viti nis “hot”. Libri “Biseda rreth seksit”, do të vijë për lexuesin shqiptar më 8 shkurt, në të njëjtën ditë që vjen edhe për lexuesin amerikan. Ka gjithçka për çdo gjë, për seksin. E gjeni në botimet “Pegi”.





Libri me një fjali
Pse e kemi kaq të vështirë të flasim për seksin, madje edhe me njeriun tonë më intim?

Informacion i përgjithshëm rreth librit


Libra që flasin për seksin ka pa fund, por ky është ndër të paktët që tregon realisht se si mund të flasim për të. Fundja, si mund të kesh një jetë seksuale të jashtëzakonshme, kur nuk mund të diskutosh haptas për të me partnerin? Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t’i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta. Ose ndihen kaq të shkëputur nga partneri, saqë seksi është gjëja e fundit tek e cila mund t’ju shkojë mendja. Ndoshta janë shumë të frikësuar për të qenë tërësisht të sinqertë në lidhje me atë që dëshirojnë vërtet. Ose nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë dëshirojnë, ndaj nuk janë të sigurt se si mund t’i vijnë në ndihmë partnerit. “Biseda rreth seksit” do ta ndryshojë tërësisht konceptin tuaj për marrëdhëniet intime. Terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj, Xander, do të na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për jetën tonë seksuale nuk përfshin as heqjen e rrobave.

“Biseda rreth seksit” do t’ju udhëheqë drejt pesë bisedave thelbësore që duhet
të bëjë çdo çift për të pasur një jetë seksuale të jashtëzakonshme. Përmes tyre
do të arrini:
• të ndiheni rehat e madje të argëtoheni duke folur për seksin;
• të lidheni emocionalisht me njëri-tjetrin;
• të eksitoni njëri-tjetrin;
• të bëni njëri-tjetrin të ndiheni mirë;
• të mbani gjallë shkëndijën për gjithë jetën.
Do të arrini të kuptoni më qartë e më mirë nevojat dhe dëshirave tuaja, si dhe
do të mësoni mënyra praktike për të krijuar intimitet më të thellë me partnerin
tuaj.
Me rrëfimet që kalojnë nga lotët deri te të qeshurat me zë të lartë, Vanessa dhe Xander hedhin një vështrim intim në atë që ndodh realisht pas dyerve të mbyllura të dhomave të çifteve të tjera. “Biseda rreth seksit” ju ofron edukimin seksual që do të dëshironit të kishit, sigurinë se jeni normal dhe jo vetëm, dhe mjetet e provuara dhe të testuara që ju nevojiten për të krijuar jetën seksuale që meritoni.

Kritika

Në këtë libër, terapistja e seksit Vanessa Marin dhe i shoqi, Xander Marin, sugjerojnë se komunikimi më i mirë shpie drejt një marrëdhënieje seksuale më të mirë. Ndërhyrjet e herëpashershme të Xander-it, plotësojnë këndvështrimin e terapistes me komente të një “djali të zakonshëm” mbi të njëjtat tema, duke sugjeruar, për shembull, mënyrat për uljen e tensionit për të nisur biseda delikate. Me dashuri dhe zgjuarsi, Marin-i ka gjetur mënyrën që një bisedë kaq sfiduese, ta bëjë më të pranueshme, edhe për ata lexues që nuk dinë se nga t’ia nisin. Kushdo që po kërkon të përmirësojë komunikimin me partnerin do të gjejë këtu sugjerime të vlefshme.

Publishers Weekly

Nga përvoja ime si terapist i seksit kam mësuar se biseda për seksin është një nga më të vështirat me të cilat përballen çiftet, kur duan të përmirësojnë jetën e tyre seksuale. “Biseda rreth seksit” ju tregon mënyrën si t’i bëni më të lehta, madje edhe më zbavitëse ato biseda.

Dr. Bat Sheva Marcus, autor i Sex Points

Më së fundi, një libër që pranon se pjesa më e madhe e problemeve në seks vijnë nga mungesa e komunikimit. Bazuar në kërkimet më të fundit, “Biseda rreth seksit” na ndihmon të kapërcejmë mitet që na kanë mësuar qysh herët. Blijeni këtë libër! Duhet t’i keni se s’bën këto biseda thelbësore.

John Gottman, autor i The Seven Principles for Making Marriage Work, bestseller i New York Times-it
Ky libër ripërcakton se çfarë është seksi i mrekullueshëm. Me sinqeritetin e saj, Vanessa Marin zbulon sekretet e një jete plot dashuri. Pas kësaj, nuk do ta shihni më njësoj intimitetin dhe dëshirën. Logan Ury, autor i How to Not Die Alone: The Surprising Science That Will Help You Find Love

Autorët
Vanesa dhe Xander Marin janë një çift të martuarish, që ndajnë sugjerime për
seksin, krejtësisht të realizueshme, këshilla rreth komunikimit në lidhjet e dashurisë dhe ndonjëherë, histori që të shkrihesh gazit për atë çka ndodh prapa derës së dhomës së gjumit. Vanessa Marin është psikoterapiste me mbi 20 vjet përvojë në fushën e terapisë së seksit. Është diplomuar në Broun University për sociologji dheseksualitetin e njeriut, gjithashtu ka dhe një master në psikologjinë e këshillimit. Ka shkruar mijëra artikuj në revista dhe gazeta on-line si terapiste e seksit. Xander Marin ka punuar në Google, por e kuptoi se ishte më zbavitëse të fliste me të shoqen për seksin gjatë gjithë ditës. “Meqë Vanessa është eksperte seksi e certifikuar, unë sjell këndvështrimin tim në punën tonë”, – thotë ai.

Fragmente nga libri
1) Tërheqja që ekzistonte mes nesh ishte aq e madhe, saqë unë e mora si shenjë të qartë të universit se ai ishte njeriu i duhur për mua. Mirëpo, s’kaluan veçse disa vite dhe gjithçka ndryshoi. Aq sa nuk më
kujtohej kur kish qenë hera e fundit që ishim puthur qoftë edhe me 1/10 e epshit të natës së parë. Nuk bënim seks shpesh, por edhe kur bënim …. linte disi për të dëshiruar. Doja më shumë nga Ksandri, por se çfarë, këtë nuk di ta them. Pranë tij, ndihesha gjithnjë e më e ndrojtur, a thua se intimiteti ynë ishte shndërruar nga një sekret joshës në një të sekret të turpshëm. Gjithçka e shndërrova në një test të fshehtë.

2) Për 10 vjet me radhë kisha bërë sikur arrija orgazmën, ngaqë nuk gjeja guximin t’i thosha partnerit se çfarë më pëlqente vërtet. Bëja seks edhe kur nuk doja, sepse më vinte zor t’i thosha: “Jo, or mik, faleminderit”.
Përfundova në divanin e psikoterapistes pikërisht atëherë kur rrezikoja të humbisja dashurinë e jetës sime, sepse nuk guxova asnjëherë t’i thosha se për çfarë kisha nevojë vërtet.

3) Shumica e njerëzve mendojnë se dëshira për seks dhe eksitimi janë e njëjta gjë dhe se duhet të ndodhin në të njëjtën kohë. A thua se, papritur e pakujtuar, sa hap e mbyll sytë, ndiejmë dëshirën për të bërë seks dhe
trupi ynë është plotësisht gati për t’iu përgjigjur në çast kësaj dëshire. Por në realitet, dëshira mendore dhe eksitimi fizik nuk ndodhin njëkohësisht, dhe lloji ynë i dëshirës seksuale varet nga fakti se ku
dëshirojmë fillimisht të kemi intimitet me dikë: në mendjen tonë, apo trupin tonë.

4) Përgjatë këtij rrugëtimi, dëshiroj të nxit te ju:
• Ndjesinë që partneri/ja ju kupton plotësisht – fjala vjen: “Ta marrtë e mira, Vanesa, mos më ke vënë ndonjë përgjues në dhomën e gjumit?
PIKËRISHT këtë kam menduar/ndier/përjetuar.”
• Guximin për të lënë mënjanë çdo ndjenjë turpi për çka ndodh në dhomën e gjumit. Duhet të kuptojmë se çdo njeri dhe çdo çift, në një mënyrë apo tjetër, has probleme në lidhje me seksin – ashtu si edhe unë
me Ksandrin.
• Aftësinë për të kuptuar barrierat në çift dhe kurajën për t’u përballur me to me shumë maturi dhe përkujdesje.
• Rritjen e besimit në vetvete në një mënyrë sa më të natyrshme.
• Gazin dhe harenë. Sepse seksin nuk duhet ta shohim gjithnjë si diçka serioze! Një grimcë e qeshure do t’jua bënte më të lehtë e më të rehatshme qëndrimin zhveshur. (Meqë ra fjala, do t’ju tregojmë aty-këtu edhe ndonjë
ndodhi gazmore!)
• Shpresën se mund të filloni të ndërtoni një jetë seksuale të jashtëzakonshme, përjetimin e së cilës mezi e keni pritur.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Një motër apo një vëlla për Emin? Zbulohet gjinia e bebes së Jonidës!

Një motër apo një vëlla për Emin? Zbulohet gjinia e bebes së Jonidës!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera