Romi merr në telefon Rudrën por ai nuk i përgjigjet. Ai tronditet kur sheh Romin përballë. Ajo është veshur nuse. Romi pyet Rudrën pse prindërit e tij nuk janë por po shkon me Somjan në aeroport. Rudra i thotë se prindërit dhe vëllezërit po kryejnë ritualin në shtëpi. Romi thotë se do vijë dhe ajo me makinën e saj. Rudra shkon larg me makinë që Romi të lodhet duke e ndjekur. Ai e kalon aeroportin dhe Romi e merr në telefon për ta pyetur. Rudra i thotë se nuk gjeti avion që shkon në Greqi dhe do niset nga një qytet tjetër. Ai i thotë Romit të shkojë sepse po humb kohë. Rudra dhe Somja parkojnë makinën. Rudrës ja vjedhin makinën dhe të dy mbesin në mes të rrugës. Ata shkojnë në një vend të zbukuruar si për dasmë. Një person i ofron pije. Anika provokon Tian në sy të Pinkit dhe Shivait. Ajo thotë se Shivai i ka dhuruar Tias një varëse. Tia gënjen dhe thotë se ja ka dhuruar mamaja. Më vonë Anika dëgjon Tian duke folur në telefon. Ajo dëgjon se dikush do vijë për të takuar Tian. Ranvir i thotë Omit se gruaja që ai ka aksidentuar kishte një djalë dhe ai e ka lënë jetim. Anika sheh Tian duke futur dikë në shtëpi shkruan revistawho. Ajo mendon t’i filmojë por në këtë moment e merr në telefon Shivai. Ai i thotë Anikës të shkojë në dhomën e Omit dhe të shohë nëse ai është mirë. Rudra dhe Somja vishen me rroba martese dhe mendojnë se po xhirojnë film. Ata bëjnë ritualet e martesës dhe tashmë janë burrë dhe grua./revistawho.com