E kemi parë gjithmonë në rolin e drejtuesit të emisionit ‘Opinion’, por asnjëherë nuk kemi mundur ta shohim Blendi Fevziun në një dimension tjetër. Lëvizjet e gazetarëve nga një televizion në tjetrin janë të shumta, por në rastin e Blendit kjo nuk qëndron, sepse ai është ndër më “besnikët” të televizonit “Klan”.
Por mesa duket diçka e ka shtyrë gazetarin e njohur që për një moment të largohet nga “Klan” e të bashkohet me “Top Channel”. Megjithatë kjo nuk ka të bëjë aspak me diçka profesionale, por vetëm me një histori njerëzore. Këtë të shtunë Blendi Fevziu do të jetë i ftuar special në emisonin “Dua të të bëj të lumtur”. Në ‘Instagram’-in e tij ai ka postuar një fotografi ku shihet përkrah Arbana Osmanit dhe e ka shoqëruar me një shkrim: “Një histori që vjen nga thellësitë e minierës së Bulqizës. Një rrëfim sakrificash, vuajtjesh, përkushtimi, por edhe dashurie. Nesër në ‘Dua të të bëj të lumtur’.”
Madje në videon promovuese të emisionit Blendi shihet i përlotur dhe duke thënë se kjo është historia tipike e tij, sepse jetën e ka nisur krejtësisht i vetëm që në moshën 12 vjeçare. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BgoYS4MgcTA/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel