A ju kujtohet paraqitja e bujshme e Bleona Qeretit në tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “American Music Awards 2014”, ku ajo kishte veshur një fustan rrjet që ekspozonte fizikun e tonifikuar të saj?
Bleona ka zgjedhur që përsëri pas shtatë vitesh të veshë me një fustan shumë të ngjashëm, duke bërë që sërish të flitet për guximin e saj dhe stilin unik.
https://www.instagram.com/p/CXdXgYTM2l3/
Në puntatën e fundit të emisionit “Love Story”, Qereti ka bërë gjithë Shqipërinë të flasë duke e rikthyer veshjen e famshme të vitit 2014, me të cilën pushtoi asokohe titujt e shumë mediave prestigjioze.
Në Instagram ajo publikoi një fotografi me fustanin rrjetë dhe duhet thënë që nuk munguan komentet nga fansat dhe kolegët, ku shumica e kanë komplimentuar.