Prej disa vitesh këngëtari Blero dhe Afrona Dika janë duke shijuar dashurinë e tyre. Pak ditë më parë ata na prezantuan me shtëpinë e tyre, e cila ishte mjaft e madhe dhe kapte shifra marramendëse. Në shtëpi kishte hapësirë të mjaftueshme edhe për fëmijët që çifti do të sjellë në jetë. Lidhur me këtë Blero ka folur në emisionin “Prive”, ku ka treguar dëshirën e madhe që ka për fëmijët që do të ketë. “Le të bëjë ç’të dojë, vetëm e rëndësishme është të jetë futbollist,”- ka treguar Blero në spotin publicitar të emisionit. Por se kur çifti ka në plan të bëhen prindër atë do e kuptojmë pas transmetimit të emisionit./revistawho.com