Blero në intervistat e tij të fundit nuk ka pranuar të flasë për ndarjen duke u shprehur “No koment”, por Afrona nga ana tjetër po na i konfirmon me veprimet e saj. Pasi hoqi fotot me Bleron nga Instagrami, modelja tashmë ka hequr dhe unazën e martesës.
Kjo shihet nga postimet e saj të fundit, ku nuk duket më unaza që më parë nuk ngurronte ta tregonte.
Ndërkohë Blero pasi hoqi nga Instagrami Afronën u shpreh: “Unë Instagramin tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur”.