Dyqani i veshjeve “Dash” i Kim Kardashianit dhe motrave të saj në Los Anxheles është sulmuar me molotov.
Një person raportohet të jetë arrestuar deri më tani, mbi dyshimin se mund të jetë i ndërlidhur me sulmin.
Nuk dihet nëse sulmuesi ka pasur ndonjë inat personal me Kardashianët apo nëse dyqani është bërë pre e sulmit të tij krejt rastësisht.