Bora ka publikuar sot fotot me të ëmbla me të birin dhe ish-partnerin e saj. Me siguri ju kishin munguar të tre në një foto, ama ky album erdhi në rastin më special, festën e abetares.
“Festa e Abetares
Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tënden mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të paktën për gjysmën e festës që arrita të qetësohesha se në fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi për ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund!
Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës që mi dhuron vetëm ti”, shkruan Bora.
View this post on Instagram
Janë shtuar shumë personazhet në Shqipëri që edhe pse të ndarë bëhen bashkë në festat e fëmijëve, duke dhënë një shembull për shoqërinë shqiptare që problemet që kanë me njëri-tjetrin zakonisht i shkarkojnë tek fëmijët./revistawho.com







