Dizenjatorja shqiptare Bora Kokëdhima, e cila ka punuar veshjen e Eneda Tarifës në Eurovision, i ka dhënë vetës kuroren për veshjen me të mirë.
Sipas saj kurora për veshjen më të mirë të përfaqesuesve shqiptarë në Eurovision, i takon fustanit të Enedës, ndërsa për këngën i takon Rona Nishliut, e cila vazhdon të mbaj rezultatin më të mirë për Shqipërinë në Eurovision.
Këto komente Bora i ka bërë në profilin e saj në Instagram, ku dizenjatorja ka debatuar me ndjekësit e saj. /Magazina