Të premten në “Dancing with the stars”, Bora i hodhi poshtë lajmet se ajo dhe Donaldi do martohen duke u shprehur se nuk e sheh si hap të rëndësishëm. Por ndryshe është shprehur Donaldi i ftuar në rubrikën “Galeri” në “E diell”.
Deklarata e Borës: Martesën nuk e shoh të rëndësishme, pasi nuk do të ndryshonte gjë. Ne jetojmë bashkë dhe nuk do të ndryshonte asgjë.
Deklarata e Donaldit: Unë kam respekt për ju njerëzit e martuar sepse kam respekt për familjen, por dasma/familja është një moment ku ti nis një tjetër etapë në jetë që është familja. Familje nuk do të thotë që ti nuk ke familje në qoftë se nuk je martuar, por që dasma është një moment që pse jo, unë e kam me qejf që ta përjetoj. Në plane konkrete, akoma jo. Afatgjatë, patjetër që po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë sepse ‘5 Herë Jo’, “Më lërë të flas”, “Dancing With The Stars”, kanë qenë shumë impenjative. Por besoj se është një moment që do të vijë shumë natyrshëm, dhe unë e mendoj si diçka që… Në qoftë se do të ketë dasmë do të jetë diçka shumë intime, dhe jo të bëjmë dasmë sepse duhet bërë dasmë. Dasma është një moment që ti duhet të gëzosh për një dashuri dhe ajo gjëja duhet të vijë sa më e natyrshme dhe sa më e sinqertë.