Ndarja e tyre u duk thuajse e pabesueshme. Pasi 11 viteve të lumtura Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dhanë fund martesës së tyre duke bërë një ‘bum’ të madh mediatik. Pas divorcit, aktori Brad Pitt vendosi të jepte një “copëz këshillë” mbi martesën, atë të cilën ai do të kishte dashur t’ia kishin thënë edhe atij vite më parë.
“Natyrisht, unë nuk jam një ekspert në marrëdhënieje. Unë do të kisha bërë ndryshe … Pas humbjes së një gruaje që e desha dhe martesës gati 11 vjeçare, kjo është këshilla që unë do të doja të më kishin dhënë edhe mua: Asnjëherë mos u ndalni! Asnjëherë mos i ndaloni takimet, kurrë mos e merrni dashurinë e asaj gruaje për të mirëqenë. Kur i kërkove që ajo të martohej me ty, ti i premtove se do të ishte ajo njeriu që do ta mbante zemrën tënde dhe ta mbronte fort atë.
Ky është thesari më i rëndësishëm dhe i shenjtë që do t’ju jepet ndonjëherë. Ajo të zgjodhi ty. Kurrë mos e harro dhe kurrë mos u bëni dembelë në dashurinë tuaj.
Mbroni zemrën tuaj.” /revistawho.com