Pas martesës së saj me aktorin Dragos Savulescu, modelja e njohur shqiptare Angela Martini prej pak kohësh është zhvendosur në Rumani, pranë vendlindjes së bashkëshortit. Në çdo foto që poston Angela duket shumë e dashuruar dhe mbi të gjitha po e shijon në maksimum martesën e saj. Modelja është shumë aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga më të ndryshme dhe ditën e sotme ka vendosur të tregojë diçka më shumë nga jeta private.
Me anë të një fotografie Angela ka treguar një pjesë të vilës së saj në Bukuresht ku jeton së bashku me Dragos. Gjithçka brenda shtëpisë duket në një kombinim perfekt midis ngjyrave dhe objekteve më luksoze dhe nuk mund të prisnim gjë tjetër, duke qenë se bashkëshorti i Angelës është një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë. /revistawho.com