Ndërkohë që për shumë ditë me radhë është folur nëqoftëse Kendall Jenner është shtatzënë ose jo, ne kemi vendosur t’ju fusim brenda shtëpisë 8.55 milionë dollarëshe që ka blerë modelja pak kohë më parë. Shtëpia ndodhet në një zonë me siguri të lartë, ku kanë jetuar edhe yje si Christina Aguilera apo DJ Khaled. Siguria është një nga gjërat më të rëndësishme që ka kërkuar modelja, pas një eksperience vjedhjeje që pati në rezidencën e mëparshme. Thuhet se kangjellat që rrethojnë pronën i mbajnë paparacët larg, kështu që Jenner do ketë mundësi ta shijojë shtëpinë e saj pa u shqetësuar. Përveç privatësisë që e karakterizon, shtëpia ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banja, një kinema, një pishinë, SPA, fushë tenisi dhe një shesh lojrash (i cila do të jetë i përshtatshëm për të luajtur nipërit dhe mbesat e Jenner-it). Mesa duket Kandall e ka kapur qejfi i shtëpisë së re, sepse e pyetur se si do të ishte dita e saj perfekte, ajo ka thënë: “nuk do dilja fare nga shtëpia dhe s’do hyja në rrjetet sociale, thjesht do haja, do flija dhe do relaksohesha”. / revistawho.com