Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz e nisën jetën së bashku me një shtëpi me vlerë mbi 10 milionë dollarë. Sipas ‘TMZ’ për shtëpinë çifti ka paguar 1 milion dollarë paradhënie për të mos e zënë askush ambjentin. Sigurisht, vila ndodhet në një nga lagjet më të shtrenjta dhe ekskluzive të Los Angeles.


26-vjeçarja dhe 22-vjeçari, as nuk do e kenë problem ta përballojnë këtë shtëpi, pasi të dy kanë një pasuri të konsiderueshme, po ashtu familjet përkatëse i mbështesin plotësisht. Për Brooklyn as nuk kishim dyshim, pasi babai i tij vlen me shumë se 400 milionë dollarë, po ashtu edhe Victoria, i afrohet kësaj shifre me vlerën e saj.



Shtëpia luksoze ka pishine, një zonë private për yoga, palestër, sauna dhe një bar privat.
Me pak fjalë paçi fatin e çiftit./revistawho.com







