Jori Delli po jeton historinë e saj të dashurisë me këngëtarin italian Fred De Palma. Teksa të dy janë në Shqipëri, Jori e ka vënë partnerin e saj në “prova” shqiptare. Sigurisht që ai me të dashurën shqiptare duhet të mësohet edhe me shijet e ushqimeve. Pak ditë më parë i pamë duke ngrënë byrek, teksa së fundmi i ka dhënë të provojë çajin e malit, pije mjaft e preferuar në vendin tonë. Kujtojmë se një natë më parë, Jori shkëlqeu në tapetin e kuq në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, veshur me një fustan të zi të gjatë.