Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” dhe jep lajmin: Do bëhem baba i një djali 15/12/2025
Sofia Vergara është shembulli se si flokët mund ta ndryshojnë tërësisht pamjen!  15/12/2025
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë! 15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre!  15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH! 15/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Can Yaman çdo fundjavë në Shqipëri?

02/08/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Can Yaman çdo fundjavë në Shqipëri?

Platforma Tring njihet tashmë si platforma e cila nuk njeh konkurrencë për sa i përket serialeve turke, latine dhe botërore. Me tre kanale dedikuar serialeve më të fundit, përkatësisht: 3 Plus, Jolly HD dhe Kanal D Drama, përmbushen në ekran preferencat e të gjithë shikuesve.





Can Yaman është një nga protagonistët më të rëndësishëm, por edhe një nga aktorët më të suksesshëm të momentit, që kjo platformë e ka sjellë në disa dimensione. Në fillim në serialin “Pavarësisht Dashurisë”, e më pas në serialet “Hëna e Plotë” dhe “Një puthje në errësirë”. Të gjitha suksese që i hapën rrugën një rikthimi të katërt të aktorit me një tjetër serial si edhe në bashkëpunimin e dytë me aktoren Ozge Gurel, atë me titullin “Mësime dashurie”. Një serial ky që transmetohet njëkohësisht me shumë sukses edhe në Itali, si premiera e sezonit.

Në këtë serial, Can interpreton rolin e një donzhuani të pashoq, jeta e të cilit ndryshon pasi njihet me një vajzë që edhe pse e zhgënjyer nga dashuria, nuk resht së kërkuari burrin e ëndrrave. Një takim i rastësishëm, një keqkuptim e më pas një pakt. Ai do t’i japë asaj mësime dashurie, kurse ajo do të shtiret si e dashura e tij. Por ja që zemra nuk njeh arsye e as plane…


Këtë komedi romantike të suksesshme, plot dinamika e ngjarje, emocione e ndjenja, intriga e gracka të ëmbla, e ndiqni çdo të shtunë dhe të diel ora 20:00 në kanalin 3 Plus./revistawho.com

Tags: can yamanserialshqiperi? Tring
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Momentet “fashion” të Rachel Green që janë “in” edhe sot

Momentet "fashion" të Rachel Green që janë "in" edhe sot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera