Aktori i njohur i telenovelave turke, Can Yamn dhe prezantuesja italiane, Diletta Leotta nuk janë ndarë. Diletta në një prononcim për mediat italiane ka treguar se ajo dhe Can janë shumë të lumtur bashkë, përkundër thashethemeve për një ndarje të tyre. Madje prezantuesja konfirmoi edhe lajmin e bukur se ata do të martohen.
“Martesa nuk është anuluar, çfarë ka qarkulluar janë vetëm thashetheme. Historia jonë e dashurisë është e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur. Gjërat po bëhen në kohën e duhur. Can e mbylli Instagramin për arsyet e tij të biznesit”-tha prezantuesja.








