Ngjarja e rëndë e ndodhet në Velipojë ka tronditur mbarë opinionin publik. Sherri ku mbeti i vrarë dhe një 20-vjeçar ishte për arsye shezlongësh dhe Musaen Zeneli sapo kishte nisur punë si kamarier.
Të afërm të 20-vjeçarit treguan se e ëma nuk kishte mundësi financiare për të mbuluar shpenzimet e funeralit të djalit dhe Capital T ka bërë një gjest human. “Iconstyle” kontaktoi me reperin dhe mësoi se ai është ofruar të ndihmojë duke mbuluar pa zhurmë të gjitha shpenzimet e funeralit të Musaenit.
Capital T do të ndihmojë familjen e të riut në këtë moment të vështirë duke dhënë kështu shembull për këdo që dëshiron të ndihmojë këtë familje.







