Të vishesh për një takim zyrtar, nuk është një detyrë e lehtë. Dhe këtë e dinë mirë zonjat e para si Michelle Obama apo Carla Bruni. Por ama nëse quhesh Cara Delevingne zgjedhjet do t’i kesh me tepricë. Madje edhe me dëshirën për të rrezikuar. Prandaj dhe nuk është çudi që ajo gjithmonë të lë me gojë hapur. Ajo u prezantua me atlete në Shtëpinë e Bardhë (më saktësisht atletet të koleksionit të limituar të dizenjuara nga Rihanna).
Kështu pasi ironizoi Xhokondën në ‘instagram’, ajo ka guxuar ta bëjë këtë edhe me vendin më të fuqishëm të botës, pikërisht ne vendin që vendosen shumë fate të botës, Shtëpinë e Bardhë. Të paktën ka 5 foto që e vërtetojnë këtë, ku ajo shfaqet me mimika tallëse, pozime statujë për të imituar Abraham Lincoln e Donald Trump. Dhe të gjitha këto i ka publikuar nën hashtagun #timetolookseriuos. A thua të jetë një hakmarrje britanike?