Cardi B ka zbuluar në “BET Awards” lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të dytë me partnerin e saj Offset. Reperja e dha lajmin me performancën e saj me grupin Migos, e veshur me një body me gura e me rrjetë në pjesën e barkut.
Kështu Cardi i ka hedhur pas krahëve periudhat e vështira me Offset, kur çifti janë përfolur shumë për ndarje e tradhti.
Çifti kanë një vajzë me emrin Kulture ndërsa gjininë e bebit të dytë nuk e kanë zbuluar ende.









