Së fundmi u zbulua se Cardi B është emëruar drejtoreshë kreative e gjigandit “Playboy” dhe detyrën nuk kishte se si të mos e festonte.
Ajo u shfaq në një festë të organizuar nga “Playboy” gjatë fundjavës e veshur me një fustan të shkurtër të markës “Prada”, i cili nxirrte në pah dekoltenë e saj.

Fustani i bardhë i Cardi B, mbulohej edhe me një shtresë të dytë, të zbukuruar me katrorë argjendi që shkëlqenin dhe për ta kompletuar ishte kombinuar me taka argjendi.
Reperja kishte vënë edhe aksesor të rrallë, përfshirë një gjerdan të madh me xhevahire kubane si dhe një lepur të madh me logon e “Playboy”, që ishte i veshur i tëri me diamante./revistawho.com







