Cardi B zgjodhi të mbledhë familjen e saj për të festuar festën e Falenderimeve dhe ‘padashje’, mes entuziasmit, këtë detaj e ndau me të gjithë.
Pasi shumë fansa dhe ndjekës ju kthyen kundra, reperja kërkoi falje me anë të një postimi pasues.
‘Kërkoj falje, nuk po përpiqesha të bëja asnjë prej jush të ndihet keq. Kisha familjen të mbledhur për herë të parë në shtëpinë time dhe u ndjeva shumë mirë. Shpenzova shumë para duke mundësuar testimin e të gjithëve. Nuk doja të lëndoja askënd’, shkruan ajo.
Pavarsisht se në SHBA vetëm disa shtete kanë vendosur masa strikte, ka gjithsesi shumë persona që preken nga të tilla detaje, pasi jo çdokush ka mundësinë të qëndrojë me të afërmit në këtë periudhë pandemie, kur rastet e të infektuarve dhe humbjeve të jetës vetëm po rriten./revistawho.com