Basketbollisti i ‘NBA’ dhe njëherazi ish- i fejuari i Khloe Kardashian, Tristan Thompson ka festuar sot ditëlindjen e tij të 30-të. Në këtë ditë speciale nuk ka munguar urimi nga mamaja e vajzës së tij, Khloe, e cila e quajti atë shokun më të ngushtë në një postim në rrjetet sociale.
“Faleminderit që më tregove çdo gjë që the se do të bëje. Për babain që je. Për shokun më të ngushtë që kam gjetur tek ti”, ka shkruar Khloe në urimin e saj për Thompson.

Dyshja kanë qenë shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të tradhëtive të herë pas hershme të basketbollistit, megjithatë Khloe i ka lënë të gjitha në të shkuarën, duke provuar të jetë sërish e lumtur me babain e vajzës së saj së vogël, True./revistawho.com







