Këngëtarja me famë botërore, Beyonce sapo ka sjellë në jetë binjakët e saj dhe vëmendja e të gjithëve është mbi ta. Megjithatë një prej mediave ka shkuar shumë larg, aq sa ka cënuar privatësinë e bebeve të porsalindura. TMZ ka qenë një prej tyre i cili arriti të gjente certifikatat e lindjeve të dy binjakëve, për të treguar se cili prej tyre ka lindur i pari. Sipas certifikatave të publikuara, Rumi ka lindur e para, e më pas Sir. Ky gjest ka zemëruar aq shumë Beyonce-n sa ajo tashmë ka lajmëruar avokatët e saj për të nisur procedurat gjyqësore.