Ledina Çelo publikoi disa foto nga pushimet e saj në det dhe u shfaq seksi si përherë, ama ca komente nga ato gjykueset nuk mbetën pa shkruar.
Shumë persona kanë shkruar kundër saj duke e gjykuar për mënyrën si shfaqet në ‘Instagram’ ndërkohë është nënë e dy fëmijëve, dhe sipas ca njerëzve nuk i kanë lezet këto sjellje.
Ledina i futi një mendje të lehtë dhe vazhdoi të publikojë foto me fizikun perfekt, pa marrë parasysh gjë.
Ama edhe dikush tjetër i doli në mbrojtje. Bëhet fjalë për Rezart Veleshnjan, i cili tregoi se është fans i Ledinës, madje e vlerëson duke shkruar: Femra e parë shqiptare që ja kalon dhe JLo-s.
Ju si mendoni?/revistawho.com