Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Çfarë duhet të blini fëmijës tuaj në Panairin e Librit

19/11/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Çfarë duhet të blini fëmijës tuaj në Panairin e Librit

Titulli: Eliza dhe krijesat e saj





Titulli në origjinal: Eliza and her
monsters
Autori: Francesca Zappia
Përktheu: Erdi Ibro
Zhanri: Roman fantazi për adoleshentë
Data e botimit: Nëntor, 2021 Numri i faqeve: 356
Çmimi: 1200 lekë
Këshillohet për të rinj nga 12 -16 vjeç.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Në botën reale, Eliza Mërku është e ndrojtur, e çuditshme dhe nuk ka asnjë shoqe apo shok. Në virtualitet, ajo është LadyConstellation, krijuesja anonime e një faqeje tejet popullore mes të rinjve, që quhet “Deti i tmerrshëm”. Asaj nuk i shkon nëpër mend që jeta reale mund t’i japë po aq kënaqësi sa dhe ajo virtuale, madje as nuk ka dëshirë që ta provojë këtë gjë.
Një ditë, Uollis Uorlandi, dashamirësi më i zjarrtë i “Detit të tmerrshëm”, i cili shkruan dhe Fanfiction për të, vjen në shkollën e saj. Ai mendon se Eliza s’është veçse një tjetër e pasionuar pas kësaj novele grafike, dhe ndërsa ai e nxjerr nga guaska e saj, ajo fillon të mendojë që ndoshta ia vlen dhe jeta e vërtetë.
Por kur sekreti i Elizës zbulohet rastësisht, çdo gjë që ka ngritur – historia e saj, lidhja me Uollisin, madje dhe gjendja e saj mendore e shpirtërore – pësojnë krisje të madhe.
KRITIKA
Një rrëfim i dhembshëm i depresionit dhe ankthit, i miqësive që ekzistojnë vetëm virtualisht dhe për të mirat e rreziqet e famës në Internet.
Kirkus Reviews
Një letër dashurie për admiruesit, për miqësinë dhe për historitë që na formojnë. “Eliza dhe krijesat e saj” është absolutisht magjik.
Marieke Nijkamp, autore bestseller e New York Times-it

Ky libër më magjepsi nga faqja e parë tek e fundit dhe shpresoj me gjithë zemër që të
ndodhë kështu edhe me ju.
The shelter of books
Mbi autoren
Francesca Zappia jeton në Indianën Qendrore. Kur nuk shkruan, merret me vizatimet e personazheve të saj, lexon dhe luan video-lojëra.
Ajo është edhe autorja e Made you up dhe librit të preferuar të Eliza Mërkut “Fëmijët e Hipnosit”, një roman me seri./revistawho.com


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Eda ia arrin qëllimit dhe e bën Serkanin tepër xheloz, të hënën në “Dashuria është në ajër”

Eda ia arrin qëllimit dhe e bën Serkanin tepër xheloz, të hënën në “Dashuria është në ajër”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera