Fundjava i ka bërë bashkë Kourtney Kardashian dhe Megan Fox, të cilat e kanë shfrytëzuar kohën e lirë krah të dashurëve të tyre. Kourtney ishte e shoqëruar nga Travis Barker dhe Megan Fox me Machine Gun Kelly teksa shijonin shfaqjen e arteve marciale në Las Vegas.

Barker dhe Kelly kanë bashkëpunuar në disa raste, së fundmi për albumin e pestë në studio të këtij të fundit ‘Tickets to My Downfall’. Mesa duket fundjavat e djemëve do jenë edhe më interesante, teksa bëhen bashkë edhe me të dashurat e tyre, të shumë komentuara./revistawho.com








