Young Zerka ka komentuar performancën e Ronela Hajatit në Eurovision i ftuar në “T7″. Kur u pyet nga gazetari, Zerka preferoi të mos fliste gjatë, por tha se i është bërë qejfi që një këngë e tillë shkoi në festivalin europian.
“Shumë mirë. M’u bë qejfi shumë sepse hera e parë që po shkon një këngë ritmike në Eurovision. Gjithmonë kemi shkuar me këngë “pre damarët”, i kemi pak qejf ne shqiptarët këto gjëra. Secili ka opinionin e vet por mu bë shumë qejfi që pashë një këngë ritmike në Eurovision”, u shpreh këngëtari.








