Ellen DeGeneres ka kaluar një periudhë shumë të ngarkuar këtë vit dhe jo vetëm për shkak të pandemisë, por disa punonjës të saj kanë ngritur zërin për ambientin toksik në të cilin punohet për programin e njohur prej kaq shumë vitesh. Në krye të akuzave ishte vet Ellen, për të cilën u tha se nuk është personi i mirë që të gjithë mendojnë se është. Sipas ish-punonjësve ajo nuk toleron asgjë në ambientin e punës, nuk ju jep pushime dhe i trajton shumë ashpër të gjithë.
Çfarë ndodhi pas kësaj situate? Veç reagimeve të ashpra online, tashmë po flasin shifrat. 1 milionë teleshikues ka humbur programi që nga momenti që plasi skandali dhe shifrat janë në rritje. Ellen mesa duket do e ketë të vështirë të ngrejë kokë pas këtij problemi./revistawho.com







