Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: “Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike! 12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin! 12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t! 11/02/2026
Kur loja prek familjen! Greta përballë Selinës, “përçahen” kunatat 11/02/2026
Pas ndarjes, Rey Manaj po përflitet për një lidhje të re! 11/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Çfarë nuk dini e duhet të dini për ‘Ditën e Verës’ dhe traditën Elbasanlije

14/03/2021
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Çfarë nuk dini e duhet të dini për ‘Ditën e Verës’ dhe traditën Elbasanlije

Tradita e famshme e Ditës së Verës nuk është festë vetëm për banorët e gjithë krahinës së Elbasanit, por edhe e shumë qyteteve të tjera shqiptare si Tiranës, Dibrës, Përmetit etj. Kësisoj, sipas kujtimeve dhe dorëshkrimeve të historianëve, etnografëve dhe antropologëve, Elbasani, duke qënë një nga qëndrat kryesore të zejeve dhe esnafëve të Shqipërisë, e festonte këtë festë që në 1 mars, e cila allaturka shënonte si hyrja e kryemotit. Në shumë katunde të Elbasanit, Dita e Verës festohej me gjueti, ku djem e burra “mbërthenin” armët dhe gjuanin shpendë e kafshë pylli. Për këtë ditë banorët e Elbasanit shpenzonin shumë para dhe gatuanin, gjeldeti, revani, arra, palëfike dhe ballakume. Në çdo familje, myslymane apo e krishterë, të pasur apo të varfër, përcaktoheshin pjesët e gatimeve apo të mirave që liheshin për shtëpi dhe pjesa ose “isja” që ndahej për mikun, të afërmit apo komshiun. Dhe më pas jepej urimi “Për shumë vite”.
Ballakumja, si simbol i Ditës së Verës gatuhej me majën e miellit të misrit, gjalpë të vjetër (jo gjalpin e ri sepse ai përmbante ujë/hirrë), sheqer, vezë dhe finjë. Gjalpi me sheqerin punoheshin në një enë bakri të kallaisur derisa sheqeri bëhej krem. Elbasanllinjtë kanë dhe shprehjen “Ballakumja asht e shkrifme se o ba te shalët e grave!” Kjo sepse gratë për ta tundur mirë gjalpin me sheqer, e vendosnin enën e bakrit midis shalëve dhe e ngrohnin enën me temperaturën e trupit!





 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luga e Argjendtë (@lugaeargjendte)

Në krahinën e Elbasanit, Dita e Verës festohej duke luajtur dhe vallëzuar dhe jo brenda shtëpive, por familjet organizoheshin në piknike. Ishte një ditë ku njerëzimi i gëzohej ndyshimit të stinëve. Pasi hahej dreka ku nuk mungonin gatimet me Tavë Kosi, Pula Deti me Pilaf, Fërgesa me Mëlçi Qengji apo Dashi etj, festa përfundonte sapo perëndonte dielli. Njerëzit uleshin poshtë rrepave apo drurëve të ullinjve dhe drekonin ushqimet dhe mezet e sjella në kaçile dhe shporta dhe këndonin këngët qytetare elbasanllije. Shumë familje “zbraznin” dhe pushkë. Kur bëheshin disa familje sëbashku, ato prenotonin edhe orkestra pikërisht për të “ba qejf”. Njerëzit ktheheshin tufa tufa nëpër shtëpitë e tyre. Përveç Ballakumes me famë, elbasanllijtë gatuajnë dhe Revaninë, të cilën po ashtu e përgatisin me majën e miellit të misrit, vezë, gjalpë e sheqer dhe finjë. Vetëm teknika është ndryshe.


Burimi: Luga e Argjendtë

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
8 gabimet që nuk duhet të bëjmë kur gatuajmë makarona

8 gabimet që nuk duhet të bëjmë kur gatuajmë makarona








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera