Dashi – Këtë javë do ndjeni rivalitet. Ju pëlqen konkurrenca dhe këtë javë do hyni në lojë me vetëbesim për të arritur qëllimet. Keni të drejtën për të fituarr çfarëdo që dëshironi.
Demi – Kjo javë është transformim dhe rilindje. Nuk mund të mbaheni më gjatë tek e shkuara ose të ndaloni të renë për të hyrë në jetën tuaj. Lërini të shkojnë gjërat që nuk ju duhen më. Po vijnë gjëra më të mëdha.
Binjakët – Këtë javë një fillim i ri nis për ju, por mos u tregoni të padurueshëm. Të mirat vijnë avash dhe të sigurta. Mund të jetë një miqësi, një aftësi e re, një investim ose një stil i ri jete. Do të jetë diçka pozitive.
Gaforrja – Këtë javë festo për suksesin. Merr një moment dhe kujto pengesat që ke kaluar për të arritur këtu ku je. Meriton të festosh progresin. Këto ditë do të kuptoni sesa të fortë keni qenë dhe jeni.
Luani – Mos u shqetëso, mos hezito dhe mos u step, është mesazhi i kësaj jave. Mund të përballosh çdo gjë dhe pengesë me pak mund. Asgjë nuk do të shkojë keq siç ti mendon. Gjithçka është e arritshme prandaj përballo pengesat.
Virgjëresha – Këtë javë do të ndiheni romantikë. Lëreni veten të lirë me partnerin, me një ide, me një aktivitet ose mundësi. Harroje axhendën dhe jeto momentin. Reago spontanisht në atë çfarë do të të ofrohet.
Peshorja – Jeni gati për transformim? Sepse këtë do të përjetoni këtë javë, duke u fokusuar tek gjërat që ju janë mërzitur e doni t’i ndryshoni. Merrni hapin e parë drejt ndryshimit sepse edhe një hap i vogël do të sjellë shumë.
Akrepi – Kjo javë do ju tregojë sa të pavarur jeni. Do fokusoheni tek qëllimi dhe planet tuaja, të cilat kishin ngecur për shumë kohë. Nuk do lejoni askënd t’ju pengojë në rrugën tuaj.
Shigjetari – Do jeni bujarë këtë javë, do bëni komplimente, do i ofroni ndihmë të tjerëve dhe do ia bëni më të bukur jetën njerëzve përreth jush. Kjo do t’ju bëjë edhe ju të lumtur si njerëz të mirë që jeni.
Bricjapi – Lërini emocionet të dalin jashtë këtë javë. Duke analizuar ndjenjat tuaja, do filloni të kuptoni veten. Ndaloni së shtypuri emocionet tuaja, por përballuni me to.
Ujori – Jeni gati për të ecur në një drejtim të ri. Një ambient toksik do t’ju ndryshojë dhe kur të distancoheni do të kuptoni sesa ju kishte lodhur ajo mënyrë jetese. Të ecësh përpara është hapi më i mirë që mund të marrësh.
Peshqit – Koha për të ndryshuar rutinën. Mos ngecni në të njëjtën energji, por jepini prioritet qëllimeve tuaja. Keni nevojë edhe për pushim. Gjej pak kohë për veten dhe do ndiheni më mirë.