Elvana Gjata është një prej artisteve më të suksesshme të momentit. Por së fundmi këngëtarja ka dhënë një njoftim të rëndësishëm. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka njoftuar se është detyruar të anulojë një koncert në Zvicër për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtarja nuk ka dhënë detaje, por i ka kërkuar falje fansave duke thënë se do mundohen të caktojnë një datë tjetër.









