Mali i dajtit dhe ‘Dajti Express’ janë gjithmonë zgjedhja e duhur kur vjen puna tek fundjava dhe temperaturat e luhatura edhe në këtë fillim pranvere. Nëse deri më tani nuk e keni ndarë ende mendjen se si ta kaloni këtë fundjavë, mjafton të bëni një xhiro të shpejtë në faqen zyrtare të Dajti Ekspres për të parë të gjitha ofertat për çiftet dhe familjet.

Me çmime mëse të arsyeshme, panoramën fantastike të vendit dhe freskisë së maleve mund ta shijoni këtë pranverë ashtu siç duhet mes natyrës, në kërkim të ajrit të pastër në këtë periudhë ku shëndeti vjen i pari. Me freskinë qe lë pas gjithashtu edhe dëbora, në malin e Dajtit mund të shfrytëzoni jo vetëm natyrën, por dhe ditët e fundit plot bardhësi, para se dielli të zaptojë gjithë vendin. ‘Dajti Express’ ofron një kulinari të gjërë duke ju dhënë mundësinë të shijoni drekat apo darkat tradicionale shqiptare, detaj me të cilin duhet të jeni mësuar tashmë.

Bëni gati rrobat, mendoni foton perfekte dhe nisuni menjëherë në ballkonin më të bukur të Tiranës, atë të ‘Dajti Express’. Shumë pak ju duhet për ta shijuar fundjavën siç do dëshironit./revistawho.com








