Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Çfarë të blesh në Panarin e Librit?

19/11/2021
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Çfarë të blesh në Panarin e Librit?

Titulli: Klara dhe Dielli
Titulli në origjinal: Klara and the Sun
Autor: Kazuo Ishiguro Përktheu: Gentiana Kasemi Zhanri: Roman
Data e botimit: nëntor, 2021 Numri i faqeve: 316
Çmimi: 1200 lekë
ISBN: 978-9928-310-87-3
Libri me një fjali
Nga autori i romanit “Dita e mbetur”, një tjetër roman i mrekullueshëm – i pari pas fitimit të çmimit Nobel në Letërsi – mbi natyrën e mahnitshme dhe misterioze të zemrës së njeriut.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Historia ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një të ardhme distopike, në të cilën disa fëmijë janë manipuluar gjenetikisht (ndryshe, “fuqizuar”) për të përmirësuar aftësitë e tyre akademike. Duke qenë se shkollimi bëhet krejtësisht në shtëpi, on-line përmes oblungave, mjete të teknologjisë së lartë dhe mësuesve përtej ekranit, mundësitë e fëmijëve për socializim janë shumë të kufizuara, ndaj prindërit u blejnë fëmijëve Shokë
Artificialë, ShA, androidë.
Ulur në vitrinë, nën rrezet e ëmbla të Diellit, Klara vëzhgon botën jashtë dhe pret që dikush ta blejë e ta shpjerë në shtëpi. Në të vërtetë, Klara është një ShA, një Shok Artificial, një makineri humanoide, me aftësi të jashtëzakonshme vëzhgimi, që këqyr me vëmendje sjelljen e njerëzve që hyjnë e dalin në dyqan apo të atyre që kalojnë në rrugë. Xhosi është vajza e vogël, së cilës i premton që do t’ia kushtojë gjithë dhuntitë e saj të pazakonta si android B2. Do t’i bëjë shoqëri, do ta mbrojë nga sëmundjet dhe trishtimi, e





do të përballojë për të grackën më të madhe: të mësojë të fshehtat e mijëra
dhomave të zemrës së saj njerëzore.
“Klara dhe Dielli” është një roman emocionues që hedh vështrimin drejt një bote në ndryshim e sipër përmes syve të një rrëfimtari të paharrueshëm, për të na dhuruar një elegji të re e të mrekullueshme mbi vlerën e dashurisë dhe
të sakrificës.
Kritika
Ky libër – i mrekullueshëm – duket fort i ngjashëm me “Mos më lër të shkoj”, teksa eksploron se ç’do të thotë të mos jesh krejtësisht-njerëzor, duke marrë fuqinë e vet nga hijet më të errëta të luginës misterioze.
The Guardian
Ky roman i mrekullueshëm i fituesit të çmimit Nobel është një rrëfim intrigues për inteligjencën artificiale dhe rolin e saj në të ardhmen tonë… një
Kujtesa me gjithë barrat dhe përputhjet e veta kanë qenë temat kryesore të Ishiguro-s. Me romanin “Klara dhe Dielli” ai ka arritur ta zotërojë me mjeshtëri temën e ngjashme të vjetrimit e të atrofizimit. Si mund të jetohet në një botë, zakonet dhe idetë e së cilës të kanë lënë pas? Çfarë ndodh me njerëzit
që duhen lënë mënjanë me qëllim që të tjerët të ecin përpara?
The New York Times
reflektim ngjethës mbi dashurinë dhe vetminë.
The Associated Press
Sunday Times
Te “Klara dhe Dielli” të bën përshtypje zëri përndjekës i rrëfimit – një perspektivë naive, e pafajshme, pa egoizëm mbi sjelljen e çuditshme të
njerëzve të fiksuar dhe të shënjuar nga pushteti, statusi shoqëror dhe frika.
Komiteti i Çmimit Booker
Një kryevepër me një bukuri të rrallë, me një kontroll të rreptë dhe, si gjithnjë,
me një prozë të thjeshtë e të qartë.
Një rrëfenjë trazuese e një bote të vetmuar dhe në agoni, që është krejtësisht
e mundshme.
Autori
Kirkus Review

Sër Kazuo Ishiguro është shkrimtar britanik me origjinë japoneze dhe Laureat i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017.
Ishiguro konsiderohet sot si një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lëvduar të botës anglishtfolëse: ai është kandiduar katër herë për Man Booker Prize, duke e fituar çmimin në vitin 1989 pikërisht me romanin “Dita e mbetur”. Një tjetër roman i tij “Mos më lër të shkoj”, i ribotuar nga Botimet Pegi në vitin 2017, u shpall nga revista Time si romani më i mirë i vitit 2005 dhe u përfshi në listën e 100 romaneve më të mira të gjuhës angleze (nga viti 1923 deri në 2005).
Ishiguro është autor i tetë romaneve. Akademia suedeze e vlerësoi Ishiguron me çmimin Nobel në letërsi në vitin 2017, duke e përshkruar si një shkrimtar “i cili, në romane me një forcë të madhe emocionale, ka zbuluar humnerën që fshihet nën ndjesinë tonë të gënjeshtërt të lidhjes me botën.”
Botime Pegi ka botuar deri më tani pesë prej librave të tij “Mos më lër të shkoj”, “Dita e mbetur” “Gjiganti i fjetur”, “Artist i botës fluturake” dhe “Klara dhe Dielli”.
Fragmente nga libri
1) Po mirë, zëre se u fute në njërën prej këtyre dhomave, – tha, – dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kësaj dhome, një tjetër sërish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër këto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?
2) Shpresa, – tha. – Kjo e mallkuar, që nuk na lë kurrë të qetë.
3) Ndoshta gjithë qeniet njerëzore ndihen të vetmuara. Ose të paktën, mund të ndodhë të vuajnë për shkak të vetmisë.
4) Klara, nuk po të kërkojmë të mësosh Xhosin tjetër. Po të kërkojmë të bëhesh Xhosi. Xhosi që pe atje lart, siç e vure re, është e zbrazët. Nëse vjen një ditë – shpresoj që jo, por nëse ndodh – duam që ti ta banosh atë Xhosin atje lart, me gjithçka ke mësuar.


 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Jaman i bën një dhuratë të veçantë Seherit, nesër në “Amaneti”

Jaman i bën një dhuratë të veçantë Seherit, nesër në “Amaneti”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera