“Më votoni për president dhe do t’iu them se kush i rrëzoi Kullat Binjake”, ky ishte një nga premtimet e bëra nga presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë fushatës elektorale.
Ai tha se do bëjë publike gjithë sekretet për sulmin e 11 shtatorit.
“Goditëm Irakun, por nuk ishin ata që sulmuan Kullat Binjake. Do ta zbuloni kush ishin sapo unë të vë këmbë në Shtëpinë e Bardhë. Ka dokumente sekretë që mund të vërtetojnë kush i rrëzoi”, deklaronte Trump para popullit amerikan.
Por sot tashmë ai është zyrtarisht President i SHBA-ve, dhe pikëpyetja më e madhe është a do ta zbulojë Trump të vërtetën për Kullat Binjake që u rrëzuan në 11 shtator të 2001./syri.net