Princ Harry dhe partnerja e tij, Meghan Markle hoqën dorë nga titujt mbretërorë për të pasur një jetë më të thjeshtë dhe larg vëmendjes së gjithë botës. Ky lajm shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet, ndërsa Mbretëresha Elizabeth u shpreh se e respektonte vendimin e nipit të saj, ndonëse do donte që ai të gjendej gjithmonë pranë mbretërisë.
Pas gjithë komenteve dhe vendimit të Harry-t për të jetuar i pavarur finanaciarisht, një reporter pranë pallatit Kensigton, Omid Scobie ka bërë të ditur se Princ Harry do vazhdojë të ketë mbështetjen e babait të tij, Princ Charlie financiarisht. Ai ka pohuar se do vazhdojë ta ndihmojë në mënyrë të pavarur djalin e tij me të ardhurat e veta.
Kujtojmë se Harry ka vendosur të jetojë në Amerikën e Veriut pas shkëputjes nga mbretëria, së bashku me Meghan dhe Archie-n./revistawho.com