Chiara Ferragnin mund ta quajmë padyshim nënën më aktive në Instagram, ku numëron 21 milion ndjekës nga mbarë bota. Pas lajmit se është shtatzënë për herë të dytë, Chiara ka ndarë gjithçka me ndjekësit, që nga testi i shtatzënisë, ekot, vizitat e deri tek fotot e përditshme me barkun e rrumbullakosur. Blogerja është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe vitin që vjen do të sjellë në jetë një vajzë. Ndonëse ajo dhe Fedez nuk e kanë menduar emrin për të bijën, fansat ia kanë gjetur tashmë. Emri më i votuar nga fansat është “Aurora”. E në rast se Chiara e Fedez nuk e pëlqejnë këtë emër, fansat kanë sugjeruar edhe emrat “Peppina” dhe “Gennara”. Na mbetet të presim derisa çifti të vendosë vetë për emrin e vogëlushes. Kujtojmë që ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Leo.