Chiara Ferragni feston sot ditëlindjen e 35-të.
Festën dhe ditën e saj ja ka dedikuar familjes dhe njerëzve më të dashur, duke treguar se po feston në Itali dhe ky fakt e bën krenare.
Por sot sytë ishin veçanërisht te Fedez për të parë urimin që koshte rezervuar.
Me një postim në “Instagram”, Fedez ka përdorur fotot nga koha kur i propozoi Chiara-s për martesë dhe ka shkruar:
“Para 5 vitesh në Verona Arena të kërkova të martoheshe me mua dhe tani jemi këtu, të vetëdijshëm se çfarëdo që të ndodhë do të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe asgjë nuk mund të na trembë më. Të dua!”
Duke marrë parasysh situatën e vështirë që ka kaluar reperi me operacionin kritik që realizoi së fundmi, ky mesazh urimi ka marrë një tjetër kuptim.








