Modelja me famë botërore Chrissy Teigen është shumë e fiksuar pas familjes mbretërore, por një prej tyre e do më tepër. Në emisionin ‘Mail on Sunday’ ajo ka treguar për takimin e Meghan Markle që i përket një dekade më parë.
Autorja e ‘Cravings: Hungry for More’ ka zbuluar se ajo dhe Meghan janë takuar në lojën televizive ‘Deal or No Deal’ ku luanin rolin e modeleve përpara valixheve përkatëse.
“Të gjithë më pyesin për të, si ka qenë si person. Nuk di i kam zhgënjyer apo jo me përgjigjen time, por duhet ta pranoj ajo është fantastike dhe femër shumë e ëmbël”,-u shpreh Chrissy. Edhe njëherë tjetër, imazhi i Meghan po vihet në qendër të vëmendjes pozitivisht./revistawho.com