Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Çifti i çuditshëm”, një pjesë teatri në Tiranë që nuk duhet lënë pa parë – Nga Mira Meksi

07/11/2017
in Breaking News, Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Çifti i çuditshëm”, një pjesë teatri në Tiranë që nuk duhet lënë pa parë – Nga Mira Meksi

Fillimtetorin e vitit 2010, në “Théâtre des Nouveautés” të Parisit 9, pashë komedinë e paharrueshme “Drôle de couple” (Një çift i çuditshëm) të shkrimtarit amerikan Neil Simon, një pjesë që ishte luajtur në Broadway që në vitin 1965 (The odd couple), e cila kish frymëzuar Gene Saks-in për të realizuar në vitin 1968 filmin e sukseshëm me të njëjtin titull. Ndonëse e kërkova filmotekave të njohura të Parisit kohë të tëra, nuk arrita ta gjeja dot. Ndërkohë, 30 vjet më vonë, pra më 1989 ishte realizuar pjesa e dytë e filmit “ The odd couple 2”.
Pjesa teatrale ishte një klasik i vjetër që më bëri ta dashuroja përnjëherë. Ishte vënë në skenë nga aktorja dhe regjizorja e njohur franceze Anne Bourgeois dhe protagonistët kryesorë ishin aktorët e famshëm Martin Lamotte dhe Bernard Farcy. Kur një maniak pastërtie me emrin Feliks, të cilin e shoqja e nxjerr në rrugë të madhe, dhe një i divorcuar shkataraq me emrin Oskar vendosin të jetojnë së bashku, lind një çift vërtet shumë i çuditshëm që mund të krijojë veç humor.
E dashuroj teatrin. Mbrëmë, në Teatrin Kombëtar përjetova emocione të forta, të cilat bëheshin edhe më të thekshme nga nostalgjia e teatrit parizian. “Cifti i çuditshëm” i Simon-it, në shqip, vënë në skenë nga regjisorja e njohur Inis Gjoni, me artistë të shkëlqyer ku spikasnin aktorët shumë të dashur për ne të gjithë Romir Zalla dhe Gentian Zenelaj, ishte përpara meje. Që minutat e para të shfaqjes, kur startonte ritmi i lojës që vetëm do të lartësohej 100 e ca minutave që zgjati shfaqja, dhe ku unë, pa dashur, përpiqesha të krahasoja lojën e dy kohërave dhe dy skenave, atë të kaluarën e Parisit dhe të tashmen e Tiranës, kuptova se jo vetëm do përjetoja kënaqësinë e dikurshme të “Théâtre des Nouveautés” porse ca më tepër. Kimia e harmonishme dhe njëkohësisht shpërthyese midis Zallës dhe Zenelaj ishte jo vetëm e sinqertë, por edhe çelësi i humorit të hollë dhe të mrekullueshëm të shfaqjes. Vërtet që regjisorja Inis Gjoni luante me vlerat e sigurta të kësaj komendie të rrallë klasike, por ajo e kish gatuar atë mjeshtërisht në salcën shqiptare. Ndonëse në sfond të dekorit shiheshin qiellgërvishtëset e Nju Jorkut, realiteti i dekorit ndihej shumë i afërt, familjar, ndërsa vërtetësia e gjithçkaje bazohej edhe në batutat e kripura me humor, erëzat dhe piperi i fortë dhe aromatik i gjuhës shqipe. Dy personazhet e zhurmshme dytësore të luajtura aq bukur nga Radi dhe Lika ishin tepër efikase, dhe ishin qershia mbi tortën e suksesit të vënies në skenë kaq origjinale të komedisë “Çifti i çuditshëm”. Ishte një mbëmje fundvjeshte e rrallë.






Tags: Mira Meksiteatertirane
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
Modelja e njohur në zi, ndahet nga jeta mikja e saj e zemrës: “Do të të dua përgjithmonë…”

Modelja e njohur në zi, ndahet nga jeta mikja e saj e zemrës: “Do të të dua përgjithmonë...”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera