Rosie Huntington Whitely dhe Jason Statham do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë supermodelja me një postim në Instagram ku shfaqej para pasqyrës me barkun e fryrë.
“Taaa daahhh. Raundi 2”-shkroi Rosie.
Menjëherë modelja mori urime të shumta nga personazhe të famshëm e fansa.
Ky do të jetë fëmija i dytë për Rosie, 34 vjeç dhe Jason, 54 vjeç. Çifti kanë edhe një djalë 4 vjeç me emrin Jack.
View this post on Instagram