Dakota Johnson dhe Chris Martin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 2-vjeçare. Thuhet se këngëtari i njohur ju ka thënë miqve të tij se është sërish beqar, pasi marrëdhënia me aktoren nuk ka shkuar siç duhet. Burime paranë Chris kanë treguar për “The Sun” se ndarja mes tyre erdhi e papritur. “Ata menduan të fejoheshin, por tani ai thotë se janë ndarë , gjë që ka ardhur si një surprizë e vërtetë për të gjithë. Chris dhe Dakota dukeshin gjithmonë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe të qetë”, kanë treguar burime pranë tyre. Për herë të fundit ata janë parë pranë njëri-tjetrit në nëntor të vitit të kaluar. Chris dhe Dakota u përfolën pë herë të parë për një marrëdhënie në mes të tetorit të vitit 2017-të. /revistawho.com