• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çifti i njohur shembull perfekt, pas divorcit bashkohen si familje për shkak të fëmijëve

Pak javë më parë Ben Affleck dhe Jennifer Garner përfunduan të gjitha procedurat e divorcit mes tyre. Megjithatë ata vazhdojnë të kujdesen po njësoj për fëmijët, duke dhënë një shembull perfekt për çiftet e ndara. Sipas ‘People’ ata janë bashkuar për të festuar bashkë me fëmijët ditën e falenderimeve në Montana.

Një burim ka zbuluar se ky ishte një udhëtim i planifikuar familjar dhe se çdo festë të madhe ata e kalojnë pranë njëri-tjetrit, pavarësisht se Ben dhe Jennifer nuk janë më bashkë. Dy aktorët kanë nisur lidhje me partner të rinj, megjithatë kjo nuk i pengon që ata të bashkohen si familje për hir të fëmijëve të tyre. /revistawho.com