Çifti i njohur turk, Ceyda Ates dhe Bugra Toplusoy kanë kurorëzuar dashurinë e tyre gati 6-vjeçare në martesë. Dasma organizohej në shtëpinë e tyre në Miami, por detaji që i ka bërë të gjithë të flasin është se dyshja shoqëroheshin gjithë kohën nga qenushat e tyre, të cilët kishin zgjedhur t’i vishnin si nuse e dhëndër. Ceyda dhe Bugra kanë vendosur të ndajnë vetë me ndjekësit disa foto nga ceremonia ku shfaqen ata si çift, por pa zbuluar më shumë detaje për të ftuarit apo organizimin.