Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është duke kaluar disa ditë pushime me familjen në Shqipëri. Në një intervistë për “Pushime on Top”. Mes planeve për zgjerimin e familjes, projektet në karrierë, ajo zbuloi edhe atë që sipas saj është gruaja më e bukur shqiptare.
“Ooo, ka shumë. Nuk e kisha menduar ndonjëherë. Por, unë jam rritur duke kopjuar, kam qenë shumë e vogël dhe vishja rrobabanjo dhe kopjoja gjithmonë Hygerta Sakon. Unë vija një bluze për flokë, e çoja pas dhe thosha: unë jam Hygerta”, tha Almeda.