Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Loredana përballet live me modelen që i shkroi Jozit dhe reagimi i saj është thjesht epik! 14/07/2025
Një Bond Girl që askush s’e priste, kjo është vajza që mund t’i rrëmbejë zemrën 007-ës së ri!  14/07/2025
Foto që flet vetë: Ish-banorja e BBV shfaqet me unazë fejese! 14/07/2025
Arbana paska jo 1, por 2 projekte për në shtator! 14/07/2025
Partnerja e Mevlanit i përgjigjet Livias: Ke jetë bosh, kam diçka që ti kurrë s’do ta kesh! 14/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Cilat janë tre vajzat më të mira të zodiakut?

04/04/2022
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Cilat janë tre vajzat më të mira të zodiakut?

Është interesante se si shenja zodiakut mund të thotë aq shumë për personalitetin e dikujt. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje dashurie dhe prisni të hidhni hapin e madh drejt një martese, prisni…ndoshta duhet të lexoni më parë këtë artikull ! Ky parashikim me siguri do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse po bëni zgjedhjen e duhur. Më poshtë janë renditur tre shenjat e zodiakut të cilat mendohet se femrat që u përkasin këtyre shenjave janë gratë më të mira.
Mbretëresha Gaforre





Gaforret përjetojnë emocione të forta dhe si mund t’ju dashurojë një gaforre nuk do të mundet asnjë shenjë tjetër. Këto femra ofrojnë dashuri pa kushte dhe do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë të lumtur. Është e rëndësishme të përmendet se këto gra ndonjëherë mund të bëhen pak dramatike, ashtu si fakti që ato janë të shkëlqyera në kuzhinë.

Perandoresha Dash


Gratë Dash janë veçanërisht të forta, të palëkundura dhe mund të bëjnë çdo mashkull t’i ulet në gjunjë. Këto gra gjithmonë i arrijnë qëllimet e tyre, dhe në qoftë se mendoni se jeni mjaftueshëm të fortë dhe të guximshëm për të kaluar tërë jetën me këtë grua të guximshme dhe të fortë, ju nuk duhet ta lini kurrsesi t’ju ikë. Mbani mend se kjo grua do t’ju mbështesë në çdo gjë që ju bëni. Kjo është arsyeja pse ju do të gëzoni një status të lartë shoqëror dhe të gjithë do të t’ju trajtojnë me respekt. Perandoresha e bën burrin e saj më të fortë, të përgjegjshëm dhe të denjë për vëmendje, shkruan living. Megjithatë, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk është e lehtë të tërheqësh një femër dash. Këto gra duan partnerë me një karakter të fortë dhe vendosmëri.

Sundimtaret Luanesha




Gratë luanesha janë luftëtare dhe të forta. Mund të jenë pak të ashpra dhe kurrë nuk tërhiqen nga njerëzit e zakonshëm. Nuk ka pse një luaneshë të bëjë shumë për të rënë në sy sepse ato janë një magnet për meshkujt. Gratë luanesha janë partnere të përkushtuara, besnike dhe bëjnë gjithçka për dashurinë e tyre. Dashuria e saj është vetëmohuese dhe e pastër. Ajo do të luftojë si një luaneshë, për burrin e saj, dhe të njëjtën gjë do te beje dhe për fëmijët e saj. Është gjithmonë e gatshëm për të mbrojtur familjen, gjënë më të shtrenjtë./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Cila nga 5 arketipet femërore je ti? 
Jetë

Cila nga 5 arketipet femërore je ti? 

06/07/2025
Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur
Jetë

Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur

05/07/2025
Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!
Lajme

Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!

30/06/2025
5 mënyra për t’i bërë të hënat të duken si të premte!
Jetë

5 mënyra për t’i bërë të hënat të duken si të premte!

29/06/2025
Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh
Jetë

Gjërat më të çuditshme që bëjmë kur jemi vetëm, dhe askush nuk na sheh

24/06/2025
Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!
Jetë

Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!

18/06/2025
Next Post
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat me seks?

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat me seks?







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera