Çiljeta ka humbur të atin ditën e sotme pas luftës së gjatë më Covid-19. Këngëtarja ka thyer heshtjen në këtë ditë të dhimbshme duke shkruar dy fjalë drejtuar personit më të rëndësishëm të jetës.
“O zemra ime ti, që dhe një libër të shkruaj për ty nuk mbarojnë fjalët çfarë njeriu ke qenë ti dhe çfarë babai shembullor… Kurrë s’më ka munguar asgjë që fëmijë, vetëm falë teje. Më dhe çdo gjë në jetë, e mbaj mend si tani kur më çoje në kurs anglishteje e italishteje që fëmijë, kur më çoje në kursin e notit e në çdo vend tjetër ku kisha unë dëshirë. Më mbështete në çdo hap timin në jetë, të drejtë apo të gabuar, për mua ke qenë babai ideal dhe jam krenare që kam mbartur nga ty virtytet më të mira: dashamirësinë dhe zemrën e bardhë. Të paktën ëndrrën time më të madhe e realizova, të bëra gjysh o zemra ime ti, që vetëm kur të përmendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur një vend të mirë në Xhenet afër Profetit tonë MUHAMED. Të dua përgjithmonë babush”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Babai i Çiljetës është vetëm një nga afërmit e personazheve publikë që kanë ndërruar jetë nga virusi. Lufta me të ka qenë e pamundur të përballohet edhe nga disa prej figurave më të njohura të artit shqiptar./revistawho.com







