Pa frikë ajo mund të quhet mbretëresha e showbiz-it shqiptar. Çdo detaj nga Çiljeta përbën lajm për mediat. E duke e ditur këtë fakt, bukuroshja e skenës sonë ka vendosur të mos flasë më për jetën e saj private. Në rrëfimin e dhënë për “Bluetooth”, Çili na tregon ndryshimet që ka bërë në ‘look’, duke u shprehur se ndihet mjaft komode. Klipi i radhës do të jetë edhe momenti kur publiku mund të shohë nga afër të gjitha ndryshimet që ajo ka bërë. Ndonëse prej kohësh përflitet për një lidhje me portierin Alban Hoxha, pak detaje na jep. Komentet në rrjetet sociale sipas saj nuk janë një lojë që kjo dyshe po bën.
Një verë e ngjeshur për Çiljetën, këngë të reja, shumë koncerte; më mirë vetëm apo në bashkëpunime Çiljeta?
Në fakt unë kam ardhur gjithmonë vetëm, ndaj këtë verë mendova të vija me bashkëpunime. I kam shumë qejf edhe bashkëpunimet. Këtë verë ashtu qëlloi.
A ka qenë një sezon i mirë?
Më shumë keni qenë në Shqipëri apo jashtë? Po, ka qenë një sezon shumë i mirë. Më së shumti kam qenë në Shqipëri dhe në Kosovë përgjatë verës.
A keni bërë pushime?
Shumë pak. Jam shkëputur vetëm tri ditë, së bashku me Fernandon. Nuk kam pasur më shumë kohë.
Kohët e fundit keni bërë shumë ndryshime në pamjen tuaj; si ndiheni?
Ndihem mirë me veten. Në fakt gjithmonë mirë jam ndjerë. Ndryshimet i kam bërë pa ndonjë arsye, thjesht sepse ashtu më është fiksuar.
Sa i kushtuan Çiljetës të gjitha këto ndryshime?
Të them të drejtën, nuk kanë kushtuar shumë. S’ka qenë ndonjë shifër e papërballueshme.
Kur do të na i prezantojë Çili gjithë ndryshimet që ka bërë?
Së shpejti do të mund të më shihni. Do të sjell klipin tim të ri, ku dhe do të shihni transformimin tim.
Si do të jeni te ky klip, do vini seksi?
Është ende herët në fakt për të menduar se si do të vij. Megjithatë e sigurt është që do të vij ndryshe dhe shumë seksi.
Ndërkohë përfliteni për një lidhje me Alban Hoxhën… Nëse realisht do të ishit çift, do të ishit pa dyshim çifti më simpatik i showbiz-it; përse nuk flet Çiljeta për këtë pjesë?
Faleminderit, por kam zgjedhur të mos flas për jetën time private. Nuk ka asgjë për t’u thënë.
Në rrjetet sociale duket sikur po bëni një lojë me komente për mediat; është vërtet kështu?
Jo, ne jemi njerëz familjarë, nuk bëjmë lojëra për portalet.
Kur do t’i bëni një motër Fernandos?
Me kismet. Nuk është se e kam menduar, çfarë të sjellë Zoti!
Ka vendosur Çiljeta të mos flasë më në media për jetën e saj private? Unë u bëra kohë që nuk flas më për jetën time private. Që kur u bëra nënë, nuk kam folur më. Dhe besoj se kam folur mjaftueshëm. Gjërat që janë të rëndësishme në jetë, është mirë që t’i ruash për vete. /Bluetooth