Cindy Marina ka qenë e ftuar në “ABC e Mëngjesit” dhe ka folur për herë të parë publikisht për lidhjen e saj me djalin e Jozefina Topallit, Genarin. Ajo ka zbuluar se lidhja ka nisur prej një viti dhe kanë dashur ta mbajnë larg mediave.
“Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lidhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nga një diskutim që bëmë bashkë menduam se ky është moment ta bëjmë publike. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy.
Ndërsa për faktin që e bënë publike marrëdhënien e tyre për Shën Valentin, ajo tha se thjesht ishte momenti. Sakaq, moderatorja zbuloi se te Genari i ka pëlqyer shumë karakteri i tij./revistawho.com







